Astrit Patozi del me deklaratë të papritur, zbulon çfarë fshihet pas lëvizjes së bujshme të Greqisë për detin me Shqipërinë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi gjatë një interviste për në Ditarin e A2, u pyet për marrëveshjen e detit me Greqinë, për të cilët ai tha se është akrobaci e palës greke për të shmangur problemet që ajo ka me Turqinë.

“Kjo është një çështje që nuk i përket shumë Shqipërisë. Ne jemi derivat i një konflikti turko-grek që sillet në Shqipëri për shkaqe të Greqisë. Kam ndjekur deklaratat dhe nuk shkoj më tej pasi është si kriza e Bjellorusisë që nuk mund të lidhet me Shqipërinë dhe pse Rama është kreu i radhës i OSBE. Kjo është një bartje e krizës turko-greke që uroj të gjejë një zgjidhje, është një akrobaci e palës greke për ta kaluar në Shqipëri një problem që ka me Turqinë”, përfundoi Patozi.