Astrit Patozi zbulon politikanin që po mban në këmbë Lulzim Bashën

Kreu i partisë “Bindja Demokratike” Astrit Patozi e konsideron ish-kryeministrin Sali Berisha një figurë me peshë brenda Partisë Demokratike. Ai theksoi se Berisha vijon të ketë shumë ndikim në Partinë Demokratike, duke e cilësuar edhe mbështetësin kryesor të udhëheqësit të kësaj partie, Lulzim Basha.

“Sali Berisha vazhdon të mbetet një figurë me shumë rrezatim brenda PD-së. Besoj se ka shumë ndikim, pavarsisht rrëfimit të tij që thotë se i qëndron larg vendim marrjes së PD-së. Pra Sali Berisha është një njeri që është themeluesi i PD-së dhe mbështetësi kryesor i Lulzim Bashës. Në ka një njeri që mundohet ta mbaj në këmbë Lulzim Bashën edhe kur i rrëshket këmba, ky është Sali Berisha”, tha ai për Vizion Plus.