“Asnjë tradhti burra”, reagimi i Ramës për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Tëitter lidhur me marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai uron kryeministrin Hoti, duke theksuar se ëstë rruga drejt njohjes përfundimtare.

“Keqardhje që u humb kaq kohë për t’u dakordësuar me Shengenin Rajonal,si një projekt ambicioz me interes kombëtar zhvillimi përmes rritjes së bashkëpunimit, e si një shtysë më shumë për integrimin europian të shteteve tona”, shkruan Rama ndër të tjera.

Reagimi i plotë

ASNJË TRADHËTI BURRA!
Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër

Keqardhje që u humb kaq kohë për t’u dakordësuar me Shengenin Rajonal,si një projekt ambicioz me interes kombëtar zhvillimi përmes rritjes së bashkëpunimit, e si një shtysë më shumë për integrimin europian të shteteve tona

Po më mirë vonë se kurrë, edhe falë Amerikës mike