Askush nuk do donte t’i ndodhte kjo gjë! Djali i bën atë që nuk e priste moderatores së njohur

Moderatorja Jona Spahiu është bërë mama e një djali të quajtur Raiden dhe ndan shumë momente me të në rrjete sociale. Së fundmi, Jona ka treguar një incident që ka shkaktuar i vogli dhe me siguri askush nuk do donte t’i ndodhte kjo.

Jona ka publikuar 3 foto ku shfaqet shumë elegante me një fustan me pika duke shijuar një gotë verë të bardhë, teksa shkruan se nuk ka mundur t’i postojë ato pasi Raiden ia ka hedhur telefonin në ujë.

“Raiden vendosi t’i bente nje zhytje spektakolare ne pishine telefonit tim, dhe ja ku jane fotot e pa-postuara te tre diteve”, shkruan Jona.

Së fundi moderatorja përmes postimeve në rrjetet sociale ka treguar se ka udhëtuar drejt Turqisë për disa ditë të mira pushimesh, së bashku me familjen e saj, e me Raiden sigurisht.