Basha nënshkruan marrëveshjen e parë me Dukën, ja çfarë kanë vendosur për zgjedhjet e 25 prillit

Lideri i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetarin e PAA-së Agron Duka, ku kanë nënshkruar edhe marrëveshjen për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas kësaj marrëveshje, PAA do të ketë kandidatë të saj në listat e PD në 12 qarqe, ndërsa mësohet se kandidati i Partisë Agrare në Durrës, që pritet të jetë vetë Agron Duka, do të jetë pjesë e listës fituese.

Sipas burimeve, Basha ka takuar edhe aleatët të tjerë të Partisë Demokratike, të cilët duket se do të kenë kandidatët e tyre në listat e demokratëve në zgjedhjet e 25 prillit.