Artur Zheji posedon video intime të ministrave? Ja si qëndron e vërteta

Kur Artur Zheji u largua nga emisioni “360 gradë” ngriti pyetje të shumta rreth vendimit të tij të papritur që thuhej se lidhej me këcënimet nga ministrat lidhur me disa video itime që ky i pari posedonte rreth tyre.

I ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, analisti i njohur u pyet për këto video që kohë më parë tha se i posedonte. “Ju keni bërë denoncime të forta ndër vite, por një ndër më të lakmuarit është ajo e disponimit të videove itime të dy ministrave. Dua të të pyes, në këtë video qëndron Ditmir Bushati?! Duke qenë se Nard Koka, ka thënë një deklaratë ka thënë një deklaratë që dhe ju disi e keni mbështetur, por asnjëherë nuk keni dhënë emra” -e pyet Paloma.

“Ti kisha unë ato video do të isha bërë i pasur, unë nuk pata thënë që i posedoj. Unë kam thënë se këto video i kam parë. Se kush fshihet pas tyre ndoshta jua zbulon më mirë Mentor Kikia” -tha ai duke shtuar dyshimet./Source.al