Artan Hoxha zbulon dosjen më të nxehtë të SPAK: “Ka të dhëna shumë herë më të rëndësishme nga këto që dalin nga përgjimet.

Ndërkohë që vijojnë hetimet për çështjen e ‘Ndranghetas’, gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar një tjetër detaj shumë të rëndësishëm. Ai ka bërë me dije ditën e sotme se SPAK ka një cështje shumë herë më të nxehtë se kjo e para që lidhet me përgjimet e antimafias.

Ai foli për një dosje që ka vite që nuk është nxjerrë për tu shqyrtuar me cështje shumë të ndjeshme dhe shumë herë më të rëndësishme se ajo e ‘Ndranghetas’. Bëhet fjalë për një funksionar të lartë shtetëror, i cili ka lidhje me personazhe të botës së krimit.

Brenda në dosje, prokurorët do të gjejnë materiale shumë më sensitive se këto të përgjimeve, aty do të gjejnë funksionarë me personazhe të botës së krimit. Ke një funksionar të rëndësishëm shtetëror, në një dosje tjetër prokurorët kanë të dhëna, telefonata, që janë shumë më të forta se këto të Ndraghetës. Bëhet fjalë për personazhe të botës së krimit në vitet 2004-2005 që komunikojnë me funksionarë. Ose nuk janë hetuar nuk e di, por di që ai material ndodhet në dorë të SPAK-ut. Kanë për të dalë të dhëna shumë më interesante se përgjimet e Ndraghetës. Ne këtu e kemi pasur Ndraghetën shumë herët.

Kjo zhurma që ne kërkonim nuk u bë në tre ditët e para. Ata kanë hapur procedimin, kanë parë të dhënat, kanë shkuar në Itali dhe në datën 4 publikuan deklaratën që çështja ka filluar. Do të shikojmë se cilët nga personazhet janë të vërtetë të përfshirë. Janë elementë që duhen parë një nga një. Një nga dosjet që ka SPAK ka të dhëna mjaft të rëndësishme për përfshirje të funksionarëve të lartë shtetërorë me personazhe të botës së krimit’, -tha ai duke nxitur debate shumë të forta në rrjet.