Gazetari i mirënjohur Artan Hoxha e ka nisur ditën duke ngritur një shqetësim të madh në kryeqytet. Ai ka publikuar 2 pamje ku në sfond duket trafiku i rënduar në Tiranë dhe shprehet se ky është një problem serioz/
Pamjet e publikuara duken si një llavë vullkani nga trafiku i rënduar i Unazës së Re. Artani tha që ne jëmi seriozisht të rrezikuar nga ky problem.
Postimi i Hoxhës
Trafiku orbital, në kryeqytetin orbital, mbuluar nga smogu orbital….
Pamja qe duket si llave vulllani, në fakt eshte trafiku i tmerrshem i Unazes se Re, fotografuar sot pasdite nga kodrat e periferise se Tiranes.
Mijera makina, qendrojne të bllokuara për dhjetera minuta në trafik, me motorrat ndezur, duke çliruar pafundesisht dioksid karboni…
Banoret e njeres nga lagjet me te reja te kryeqytetit, tashme jane seriozisht të kercenuar nga ndotja me permasa të frikshme e ajrit dhe ndotja akustike…