Arta Dade zbulon planin ‘e fshehtë’ të Sali Berishës

Ish-deputetja socialiste Arta Dade ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Ajo tha se plani i Sali Berishës është që të tregojë se ka mbështetje. E gjithë kjo situatë vjen se sipas Dades, mitingu i sotëm ka të bëjë me non grata-n

Ajo u shpreh nuk i shkon Berishës të dalë e ta shesë veten si patriot.

“Nuk i shkon Berishës të dalë e ta shesë veten si patriot. Ka pasur momente që Berishën historia nuk e nxjerr mirë në raport me Kosovën. Fishekët shqiptarë të çuar përmes Bullgarisë në Bosnje. Ka momente që Berisha nuk i ka bërë nder çështjes së Kosovës. Mitingu i sotëm ka të bëjë me çështjen ku ndodhet Berisha, për të treguar se ka mbështetje. Jam në favor të procesit të Berlinit. Shtimi i nismave dhe mbivendosja e tyre nuk është gjë e mirë, por s’mund të kalojmë në ekstrem e të themi që Kosova është vendosur në darë”, tha Dade për Ora News.