“Arben Ahmetaj pësoi aksident, ja kush personazh ishte me të në makinë”

Partia Demokratike bëri dje një kallëzim në SPAK ndaj kryeministrit Rama, ministrin Arben Ahmetaj, ish-ministrin Lefter Koka, Klodian Zoton e Mirel Mërtirin për abuzimet që janë bërë me incenatorët.

Madje ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka bërë publike disa detaje lidhur me ish-ministrin e Ekonomisë, tani të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. I ftuar në emisionin “Opinion”, Alibeaj tha se brenda në makinë me ministrin Ahmetaj gjatë një aksidenti ka qenë edhe Mirel Mërtiri.

Pjesë nga emisioni:

Alibeaj: Ka qenë me një makinë, në një aksident me të cilin u përmbys makina. E mbani mend apo jo?

Blendi Fevziu: Kush ishte brenda?

Alibeaj: Brenda makinës ishte Artan Gjokaj drejtor i madh në ministrinë e Ekonimsë dhe Mirel Mërtiri, bashkëjetuesi i Stela Gugallias. Ajo mori me 1 mijë euro Elbasanin studimin e të cilës e kishtë bërë Klodian Zotos. Në Fier, ajo shoqëri me 80% ishte në emër të zonës. Tirana bashkimi i tre shoqërive, një prej tyre ishte në emër të Klodian Zotos. Tani Ahmetaj dhe Mireli, si ka mundësi që janë brenda një makine bashkë? Ishte, para, gjatë dhe pas me ta. E thashë shqip. Ja pra kjo është.

Pas këtyre akuzave të Alibeajt në studio ndërhyri përmes një telefonate ‘live’ edhe Arben Ahmetaj, i cili ka sqaruar akuzat mbi inceneratorët, duke u shprehur se bashkia e Elbasanit paguan vetëm shërbimin dhe jo ndërtimin e tij. Për sa i përket aksidentit me Klodian Mërtirin, ai u shpreh se në makinë ka udhëtuar me më shumë se 50 biznesmenë dhe kjo nuk përbën asnjë problem.

“Ato janë 2 investime publike dhe janë pronë e shtetit. Në procedurë, vendimi për shpallje emergjente, është emergjencë që e kanë lënë ata. Janë dy investime publike që i kalojnë shtetit në fund të koncesionit.

Unë jam në makinë, kam qenë në makinë dhe do jem në makinë me të paktën 500 biznesmenë. Personi që thoni nuk është kontraktor. Unë nuk bëj procedurë. Bashkia paguan shërbimin, nuk paguan ndërtimin e inceneratorit”, tha Ahmetaj.