Është mbajtur ditën e sotme mbledhja online e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku u shqyrtua projektvendimin “Për ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Prill 2021”.
Gjatë kësaj konference, Anëtarja e Rregullatorit, Helga Vukaj ka zbuluar se është prekur nga koronavirusi.
E pyetur nga përfaqësuesi i PD-së nëse është në zyrë apo shtëpi, ajo tha se ndodhet në shtëpi, pasi është prekur nga COVID-19.
Biseda:
Felga Vukaj: Fol me zë
Në zyrë je?
Vukaj: Jo s’jam në zyrë, jam në shtëpi, me Covid
U, ç’thua moj? Të shkuara. të shkuara. Po Bujari?
Vukaj: Edhe Bujari
Ashtu kam nusen unë, me Covid
Vukaj: Dita e 7-të sot
Dita e 11-të sot