Andi mund të fejohet me Tean, Shqipja hedh bombën: “Do i gris vellon nuses, Tea në të vërtetë është në një lidhje me…”

Pas daljes së Andit dhe Teas si cifti i parë i “Për’puthen”, ish-konkurrentja, Shqipe Hysenaj por i nxjerr atyre të palarat.

Pas publikimit të mesazheve private me Andin, Shqipja tani po kapet me Tean. Nëpërmjet disa postimeve në Instagram ajo ka treguar se është gati t’ja grisë vellon nuses. Sipas Shqipes, marrëdhënia e Teas me Andin është e stisur pasi në të vërtetë, Tea është në një lidhje me Beartin, një tjetër konkurrent i këtij spektakli.

Ajo ka postuar disa foto ku Tea ka veshur bluzen e tij dhe një tjetër ku supozohet se dyshja janë duke dalë nga një hotel.