Analisti i njohur zbulon lëvizjen e bujshme të Lulzim Bashës

Analisti Arjan Curi tha në emisionin “Zonë e Lirë” se sipas informacioneve që ai ka, në Gjirokastër Basha do të kandidojë ish-presidentin Bujar Nishani.

“Kam një informacion të fundit që në Gjirokastër do të vendoset Bujar Nishani. Në Tiranë do jetë Basha vetë”, deklaroi analisti.

Ndërkohë, kujtojmë se Nishani ishte edhe një nga anëtarët e Komisionit të Verifikimit të kandidatëve për deputetë në PD.