Analisti i njohur zbulon çfarë do ndodhë me Shqipërinë nëse Albin Kurti zgjidhet kryeministër

Teksa Kosovën e ndajnë vetëm tre ditë nga zgjedhjet parlamentare, sondazhet e deritanishme favorizojnë Albin Kurtin si kryeministrin e ardhshëm të vendit.

Sipas analistit të njohur Fatos Lubonja, fitorja e Albin Kurtit do të ishte një shpresë e re për Shqipërinë dhe Kosovën, pasi sipas tij, figura e liderit të Vetëvendosjes i jep zë të papërfaqësuarve.

“Të gjitha partitë që ne kemi pasur në pushtet, flasim për partitë më të rëndësishme dhe në Kosovë, në këtë periudhë historike, janë parti që jo vetëm që i kemi provuar, por njëkohësisht unë e lidh dhe me orientimin ideologjik të këtyre partive, ata përfaqësojnë privatizimet, garën, që na ka çuar ne në ekstreme, ku ky sistem ka prodhuar një situatë dramatike. Partitë e mëdha këtu dhe atje që kanë qenë në pushtet kanë pretenduar që po bëjnë hapa të sigurt, por këto janë probleme dhe të tranzicionit. Unë mendoj që nuk kanë qenë probleme të tranzicionit por edhe të partive. E vetmja parti si këtu dhe atje që ka një program, dhe mospërfaqësimin e pjesës së papërfaqësuar është Vetëvendosja. Vetëvendosja është një shpresë për diçka që ka nevojë vendi, të tjerat janë brenda të statukuosë. E kam shprehur për Kosovën dhe Shqipërinë, pasi edhe këtu mungon një parti që mbron interesin publik nga pushteti i kapur nga oligarkia. Është shpresë për Shqipërinë sepse ndihet shumë kjo nevojë. Ulja e taksave përshembull thotë Basha që është politikë që fuqizon të pasurit që fitojnë më shumë dhe besoj se kriza e pandemisë që po shohim tani ka vënë në dukje më të qartë këtë sistem neoliberal. Korrupsioni etj etj, në këtë kuptim duhet votuar them unë”, tha Lubonja.