Analisti i njohur tregon lëvizjen e papritur të Bashës dhe Kryemadhit

Analisti i njohur Agron Gjekmarkaj u shpreh se ka shumë gjasa që PD dhe LSI të dalin në dy koalicione të ndara nga njëra-tjetra, për të mbledhur dhe votat. “Se di se cila do të jetë strategjia e dy partive kryesore të opozitës. Por gjasat janë që ato të shkojnë me dy koalicione të pavarura nga njëra-tjetra, duke u përpjekur për të mbledhur votat e tyre. Kjo është një mënyrë për të maksimalizuar votat dhe pa i hyrë në hak njëra-tjetrës.

Duket se ka strategji LSI që të ‘kafshojë’ dhe nga elektorati i majtë. Unë mendoj se ata duhet të jenë reflektues. Duhet të shfaqin një program cilësor dhe ekip cilësor. Basha duhet t’i bëjë të qartë kësaj shoqërie që duhet një prerje me thikë që çdo gjë do të jetë ndryshe”, shprehet Gjerkmarkaj në News24.