Ambasadori i Rumanisë jep mesazhin e rëndësishëm, zbulon se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë së shpejti

Ambasadori i Rumanisë Mircea Perpelea është shprehur optimist se Shqipëria do të arrijë shpejt të gjitha standardet europiane.

Pyetjes se a mund të ketë një proces zgjedhor të pranuar nga palët pa plotësuar sistemin zgjedhor në veçanti gjykatën Kushtetuese, ambasadori Mircea Perpelea thotë se “mbështes që gjithë Shqipëria të ketë sistemin legal, europian, sepse është një vend europian dhe natyrisht sot jemi edhe para një faze tranzitore dhe natyrisht unë mendoj që Shqipëria në afat të shkurtër do të arrijë të gjitha standardet europiane”.