Ambasada shqiptare në Itali njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Deri më datën 3 Korrik 2020…

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton qytetarët që kanë aplikuar për pasaportë dhe letërnjoftim, deri më datën 3 korrik 2020, se dokumentet kanë mbërritur.

Në zbatim të legjislacionit të emergjencës COVID-19, ato do të mund të tërhiqen edhe përmes korrierëve postarë, duke na njoftuar paraprakisht në adresën email:

Korrieri duhet të pajiset me:

Autorizimin e firmosur për tërheqjen, shoqëruar nga kopja e dokumentit tuaj të identifikimit.

Kuponin e aplikimit që keni marrë në Ambasadë.

Adresa është:

Ambasciata della Repubblica d’Albania

Via Asmara 3 – 5

00199 Roma

Italia