Ambasada shqiptare në Greqi publikon njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë duhet të dini

Të gjithë personat që kanë aplikuar për dokumenta biometrike, pasaporta apo karta identiteti, vjen një lajm i rëndësishëm nga Ambasada shqiptare në Greqi.

Konfirmohet se për aplikimet që janë kryer në periudhën 01/01/2019 deri në datën 31/12/2019 dhe kanë afat kohor për tërheqjen e tyre deri më 31 prill të këtij viti, kjo e fundit ka ndryshuar.

Sipas selisë diplomatike shqiptare në Athinë tha se afati kohor i tërheqjes së dokumenteve biometrike për aplikimet janë shtyrë për shkak të situatës së pandemisë. Për shumë njerëz ky është një lajm mjaft pozitiv.

“Tërheqja e dokumenteve biometrikë do të kryhet vetëm nëpërmjet shërbimit postar, për të gjitha kërkesat e administruara në postën tonë elektronike [email protected], ku duhet të jenë specifikuar saktësisht të dhënat e kërkuesit dhe adresa e plotë e shtëpisë”, thuhet mes të tjerash në njoftim./Source.al