Ambasada shqiptare në Greqi jep njoftimin me shumë rëndësi për shqiptarët

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka bërë me dije se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit deri më 31 korrik 2020. Ambasada sqaron se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00 .

NJOFTIMI I AMBASADËS

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit deri më 31 korrik 2020.

Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë HYRJES NR. 1 të Ambasadës.

Ambasada thekson se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00 “Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: [email protected]

1. EMËR MBIEMËR

2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT

3. KODIN POSTAR

4. NUMRIN E CELULARIT

5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT

Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”.