Ambasada shqiptare në Greqi jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

Zyra Konsullore në Athinë në vijim të shpalljes së masave të reja kufizuese në luftën kundër përhapjes së Covid ka bërë me dije se do të shkëpusë të gjitha shërbimet që kërkojnë prezencë fizike në sportel.

Në njoftimin e bërë, duke qenë se nga data 7 nëntor 2020 deri më 30 nëntor 2020, Greqia hyn në mbyllje të përgjithshme kombëtare, thuhet:

-Duke filluar nga e hëna, 9 nëntor, Zyra do të ofrojë shërbime vetëm në raste emergjente që do kryhen përmes postës elektronike [email protected] Gjithashtu bëhet me dije se tërheqja e dokumenteve biometrikë do të kryhet vetëm përmes shërbimit postar.

Më herët Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se për të paktën 3 javë Greqia do të futet në  karantinë. ‘Shtetrrethimi’ ka nisur ka  e shtuna në mëngjes. Sipas Mitsotakis, do të jenë hapur vetëm një pjesë e shkollave, çerdhet, farmacitë, supermarketet dhe shërbimet ‘Deliver’.

Me masat e reja parashikohet mbyllja e të gjitha dyqaneve me pakicë,  ndalimi i udhëtimeve midis rajoneve dhe do të vendoset një sistem i tillë që qytetarët të dërgojnë mesazhe tek një numër qeveritar për të kërkuar leje për të lëvizur.

Mitsotakis tha se rritja e rasteve të reja në pesë ditët e fundit e “detyroi” atë të marrë masa tani, në vend që të presë për të parë nëse do të funksiononin kufizimet e njoftuara kohët e fundit. Nëse qeveria priste dhe masat aktuale nuk do të funksiononin, presioni mbi spitalet do të ishte  “i papërballueshëm”, shpjegoi ai.