Ambasada greke në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada greke në Tiranë ka bërë me dije se ka pezulluar procesin e dhënies së vizave. Shkak është bërë sipas saj, masat kufizuese për parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar.

Si rrjedhojë, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullore”, njofton ambasada.