Ambasada gjermane në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada gjermane në Tiranë njofton se prej ditës së sotme sektori i vizave është hapur sërish, por me kapacitet të kufizuar. Ambasada deklaron se personat e prekur nga këto masa, si pasojë e situatës nga koronavirusi do të njoftohen personalisht.

‘Prej ditës së hënë, datë 23 nëntor. Sektori i Vizave dhe Pashaportave është sërish i hapur. Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve.

Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konsideratë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime.

Këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesve/-eve dhe të punonjësve/-eve. Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmangia e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19. Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse. Lutemi për mirëkuptimin tuaj’ – mbyllet njoftimi.