Ambasada Amerikane në Tiranë del me mesazhin e fuqishëm (FOTO)

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka dalë më një mesazh të fortë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane thekson se lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë sesa fjalë.

“9 dhjetori është Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit! Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë, dhe kjo është arsyeja përse Shtetet e Bashkuara janë dhuruesi më i madh i mekanizmave kryesorë në botë për kontrollin e korrupsionit, për t’u siguruar që vendet i përmbushin detyrimet e tyre.”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.