Altin Basha do të ‘thyejë’ rekord në audiencë, zbulohen 2 personazhet e famshëm që i janë bashkuar programit të tij

Pak ditë më parë zbuluam se ku është pozicionuar regjisori Altin Basha pas largimit të bujshëm nga Top Channel. Përmes promos së postuar në rrjetet sociale publiku zbuloi se ai do të jetë drejtuesi i emisionit më të ri të humorit në “ABC Neës”, të quajtur “Kosherja”.

Pas këtij lajmi që vë në konkurrencë të gjitha programet e humorit, Basha zbuloi gjithashtu se në këtë program plot risi ka ndërmend të thyejë audiencën televizive.

Gjithashtu mësohet se pranë tij do të jetë edhe dy figura të suksesshme të ekranit që i bashkohen programit të tij. Si prezantuese aludohet se do të jetë bukurosha Jona Spahiu ndërkohë që pritet me padurim rikthimi i bujshëm i Bes Kallakut pas 1 viti shkëputjeje nga televizioni.