“Alo, më doli tamponi pozitiv”, qytetarët në panik, nxjerrin nga urbani vajzën e prekur nga COVID-19

Një rast i pazakontë ka ndodhur në një linjë urbane në Turqi, ku mediat kanë publikuar një video në një moment kur një vajzë pasagjere shprehet në telefon se ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Kur pasagjerët e tjerë e dëgjuan këtë kanë reaguar të nervozuar duke i kërkuar të zbresë nga urbani. Vazja është shprehur se sapo e kishte mësuar dhe se nuk e dinte se ishte e prekur ndaj edhe kishte udhëtuar.Debati vijoi për disa minuta deri sa gruaja zbriti nga autobusi.

Koronavirusi prej disa muajsh ka ‘pushtuar’ botën duke shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët, të cilët reagojnë në forma të ndryshme kur përballen me të infektuar.