Aleksandër Çipa tregon çfarë po i ‘trazon ujërat’ brenda socialistëve, paralajmëron “tërmet” brenda PS-së

Gazetari Aleksandër Çipa tha se në Shqipëri kemi një përvojë të hidhur kur përçarjet nisin kur partitë politike largohen nga pushteti, por ai nuk e përjashton mundësinë që brenda PS-së të ketë diversione para zgjedhjeve të 25 prillit. Çipa tha se parashikon debat të brendshëm në PS kur të afrohet çështja e kandidimëve për deputetë.

“Gjithmonë në PS dhe tek e majta në përgjithësi momenti më kritik ka qenë hartimi i listave për kandidatët për deputetë dhe nuk përjashtohet kjo. Sot ka një heshtje mes shtresës së vjetër dhe shtresës së re. Një nga pakënaqësitë më të mëdha që gëlon Brenda PS ka të bëjë me rekrutimet në nivelet e qeverisjes, kryesisht të ekzekutivit.

Që së pari, është shpërfillur përkatësia, së dyti tradicionalistët investues këtu përfshirë edhe atë familjar dhe së treti ka një koncept ose një entitet të ri brenda PS që janë rilindasit apo grupi i ri në PS që kanë krijuar një ansambël të ri brenda grupit por që shumë shpejt mund të shfaqet dhe kjo dhe në një kohë të ardhme të afërt do të jetë e provueshme”, deklaroi Çipa për Euro News.