Aleati i Lulzim Bashës befason nga Shkodra, i kërkon presidentit Meta të ndërmarrë veprimin ekstrem

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në një takim të zhvilluar me strukturat e PR-së në Shkodër, tha se Presidenti i Republikës duhet të shpërndajë parlamentin, nëse Kuvendi nuk merr në konsideratë dekretin e tij për kthimin e ndryshimeve të njëanshme të kodit elektoral të bëra nga Rama.

“Presidenti i Republikës duhet të shpërndajë parlamentin nëse parlamenti nuk merr në konsideratë dekretin e tij për kthimin e ndryshimeve të njëanshme të kodit elektoral të bëra nga Rama duke shkatërruar konsensusin e 5 qershorit dhe standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.Presidenti ka bërë në mënyrë publike dhe të përsëritur qëndrimin se do shpërndajë parlamentin nëse do të cënohet kushtetuta dhe standardet e zgjedhjeve, në respekt të detyrimit të tij”, u shpreh Fatmir Mediu.

Fatmir Mediu nënvizoi se i ka kërkuar opozitës që presidenti Meta të marrë një vendim të tillë. Mediu deklaroi se është koha e të djathtës dhe duhet të bashkohemi me shqiptarët në rrugën tonë europiane, kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës.