“Albin Kurti është produkt i Edi Ramës”, Baton Haxhiu befason me deklaratën e tij

Duke folur për zgjedhjet në Kosovë dhe fitoren e Albin Kurtit mes Vjosa Osmanin, në emisionin “Opinion” është diskutuar edhe mbi ndikimin që Kurti ka në Shqipëri. Analisti Baton Haxhiu u shpreh se në Shqipëri nuk ka një fuqi politike të Albin Kurtit dhe se Kurti është produkt i Edi Ramës.

“Problemi në Shqipëri është që i mungon një hapësirë politike për një gjeneratë, e cila nuk është përfaqësuar dhe nuk është pak, është diku tek 34%. Ende nuk ka një lider të gatshëm të marr përsipër udhëheqjen e atij kontingjenti votash. Unë besoj më shumë ka një ambicje për të ndërtuar fuqinë e pafuqishme të Kurtit në Shqipëri, për arsye se i duhet një pjese të elitës politike, se sa është e vërtetë që ka një fuqi të Albin Kurtit në Shqipëri. Albin Kurti në Shqipëri është produkt i Edi Ramës. Në një moment historik te konfliktit me Haradinaj, ai ja shtrin dorën Kurtit….”, u shpreh Haxhiu.