Albin Kurti bën reagimin e fortë për Edi Ramën, i’a thotë troç të vërtetën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për mediat ka thënë se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, ka kohë që nuk kanë qëndrime të njëjta, dhe kjo pasi Rama nuk guxon ta thotë të vërtetën për presidentin e Serbisë. Ai thotë se Kosova dhe Shqipëria nuk mund të bashkohet si komb teksa ka qëndrime të ndryshme ndaj Serbisë. Sipas tij, këto dy shtete nuk e kanë luksin që të dallojnë me qëndrime sa i përketë Beogradit.

“Ka kohë që me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotri Edi Ramën ne nuk kemi të njëjtin qëndrim sa i përketë presidentit të Serbisë, kjo është një pikë e rëndësishme që ne dallojmë fort. Fatkeqësisht kryeministri i Shqipërisë nuk guxon ta thotë të vërteten për presidentin e Serbisë, për çfarë motivesh dhe arsyesh, unë nuk jam në gjendje ta them.

Ne duhet të bashkohemi për luftën çlirimtare, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe kundër Serbisë e cila është kundër nesh. Nuk do të mund të bashkohemi si komb, nuk do të mund të bashkëpunojmë si shtete me qëndrime të ndryshme karshi Serbisë. Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë jo vetëm luksin por as të drejtën që të dallojmë sa i përketë Beogradi”, ka thënë Kurti.