Albi Nako ofendon dhe diskriminon hapur konkurrenten në emision: “Ik martohu, e bëj ndonjë fëmijë se s’je për këtë punë”

Mbrëmjen e kaluar një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur gjatë emisionit “Just Dance” në Top Channel. Balerini dhe koreografi i mirënjohur Albi Nako ka ofenduar një konkurrente 40-vjecare pas performancës së saj.

Bella e cila prej vitesh e kishte pasion kërcimin arriti të kualifikohej për fazën tjetër të konkursit por Albi Nako si pjesëtar i jurisë nuk u tregua aspak profesionist.

Ai i tha konkurrentes që mosha e saj nuk e nuk është e përshtatshme për formatin dhe se ajo duhet të heqë dorë nga kërcimi dhe të shkojë të martohet e të bëjë fëmijë se i iku mosha. Ky koment i balerinit është bërë viral në rrjet e po merr reagime të forta nga publiku. Njerëzit që e ndjekin këtë spektakël nga ekrani kanë kërkuar menjëherë largimin e Nakos nga juria e “Just Dance”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)