“Alarm, alarm, alarm”, ish deputeti zbulon shifrat dhe shpërthen keq ndaj Ramës

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, me anë të një statusi në “Facebook” thotë një alarm i madh duhet të ngrihet në vend. Shehu thekson se prej ditësh, Shqipëria shënon nivelet më të larta të infeksioneve me Covid-19 në Europë. Ai shton se përgjegjëse për situatën është qeveria.

Postimi i ish-deputetit të PD-së Tritan Shehu:

“Alarm, alarm, alarm!

Prej ditesh Shqiperia ne nivet me te larta te infeksioneve Covid ne Europe!

Dhe kjo Qeveri ben te pa diturin, ndersa gjendja vetem perkeqesohet.

Sot Shqiperia regjistroi 876 raste te reja, ose 313 per 1 milion banore.

Greqia regjistron 484 te tilla ose 35 per 1 milion banore.

Italia shenon 11252 ose 180 per 1 milion banore.

Shqiperia, persa zyrtarizohet, shenon 11 humbje jete ose 3,9 per 1 milion banore.

Greqia shenon 17 te tille ose 1,2 per 1 milin banore.

Italia kishte sot 237 humbje jete ose 3,6 per 1 milion banore.