Akuzat e rënda ndaj Ramës, Shehi zbulon arsyen pse Basha nuk i përmend emrat e oligarkëve

Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar akuzon qeverinë Rama se drejtohet nga oligarkët. Por, cilët janë këta oligarkë, as Lulzim Basha dhe as Shehu nuk përmendin emra.

I pyetur përse, kryetari i Partisë Demokratike nuk deklaron emrat e oligarkëve, Dashamir Shehi thotë:

“Nuk është në detyrë të kryetarit të partisë të thotë emrat e oligarkëve. Emrat e oligarkëve duhet t’i thonë ata që merren me hetimet, prokurorët, opinionistët, gazetarët, jo Basha. Ne e trajtojmë luftën me oligarkët si fenomen, nuk merret kryetari i partisë me personin, sepse do të quhej ndërhyrje”.

Sipas Shehit, gjysma e zyrtarëve të qeverisë Rama janë ndërtues dhe biznesmenë dhe kjo jo rastësisht sepse “kryendërtuesi është vetë kryeministri”.