Akuzat e Jozefina Topallit për vilat e kreut të PD-së dhe kunatit të tij, kryeministri Rama i publikon videon Bashës

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Instagram i është përgjigjur deklaratave të dhëna në emisionin “Opinion” nga Lulzim Basha, i cili tha se nuk ka asnjë vilë.

Në videon e postuar, Rama ka vënë përballë deklaratave të Bashës ato të Jozefina Topallit që e akuzon kreun e PD se ka hyrë në politikë me një agjendë të pastër ekonomike personale.

“Po që i ke i ke dhe s’ke veç ato, po këta nuk e kuptojnë që ty të takon të gënjesh, se nuk mund të luash me karakterin tënd”- shkruan Rama teksa poston videon.