AKTUALITET Nesër dita më e ftohtë! IGJEUM parashikon si do të jetë moti të hënën dhe në cilat zona do të bien reshje bore

Instituti i Gjeoshkencave, në parashikimin që bën për nesër, thotë se temperaturat do të arrijnë deri në -14 °C, në zonat malore. Ndërkohë, sot pasdite priten reshje lokale në Shkodër e Kukës.

RESHJET

Sot pasdite (e diel, dt. 17) priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa nesër (e hënë, dt. 18) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt. 18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

– në bregdet: 0 / 6 °C

– në vendet e ulëta: -3 / 5 °C

– në vendet malore: -14 / -3 °C

ERA

Sot pasdite (e diel, dt. 17) dhe nesër ( e hënë, dt. 18) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.