Aktorja indiane reagon ndaj “Për’puthen”, ja çfarë thotë ajo

Skandalet e ditëve të fundit në “Për’puthen” janë bërë virale kudo në rrjet. Meme, video dhe foto ekskluzive të fansave janë bërë qendra e debateve online madje së fundmi kanë tërhequr vëmendjen e një aktoreje të madhe.

Bëhet fjalë për yllin “Bollivudian”, Sara Khan e cila luan rolin e Sadnës në serialin “Bidai” që gozhdoi shqiptarët para ekranit. Një video qesharake e bërë në “Për’puthen” i ka tërhequr asaj vëmendjen duke bërë që ta shpërndate videon në rrjetet e saj sociale.

“Kjo është magjepsëse faleminderit për të gjithë dashurinë” -shkruan ajo në postimin e parë e në të dytin falenderon shqipërinë për këtë gjest.