Aktori i njohur shqiptar habitet me Hajdarin dhe befason me deklaratën: Paska qenë i vërtetë virusi që po qarkullonte brenda PD-së

Ashtu si me çdo të ftuar, Gilberti i kërkoi deputetes Rudina Hajdari që të jepte një mesazh për publikun nga studio e tij, në spektaklin e humorit Klanifornia në Televizionin Klan.

“Unë do t’i them shqiptarëve që ta venë gishtin në kokë dhe të mendojnë për të ardhmen e Shqipërisë dhe për të rinjtë e të rejat, që të rrinë në Shqipëri dhe të mos emigrojnë më, sepse kemi arritur në një pikë që, këto që kanë qenë 30 vite i keni votuar, i keni provuar, janë konsumuar dhe nuk kanë çfarë të japin më. Kështu që vendosini gishtin kokës dhe mendoni për të ardhmen tuaj, mendoni për fëmijët tanë dhe të qëndrojmë këtu në Shqipëri dhe të mos ikim jashtë, sepse Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet, të gjitha burimet natyrore që ne mund t’i shfrytëzojmë, të jetojmë me një mirëqenie më të mirë dhe ta zhvillojmë Shqipërinë…”

E pasi e mbylli mesazhin e saj, Gilberti ra dakord me përgjigjen që Hajdari dha më herët, kur tha se lapsuset që bënte dikur mund t’i kishte nga “një virus budallallëku që qarkullonte brenda PD…”

“Sikur e keni mbledhur veten, folët 49 sekonda dhe nuk bëtë asnjë gafë të vetme. Paska qenë vërtetë ai virusi i Bashës, siç thatë ju, ndikon Basha… Mbajtët një fjalim të gjatë, të plotë, të pastër, plot mesazh, pa bërë asnjë lloj lapsusi…”/Klan