Aktori i famshëm në zi, ndahet nga jeta njeriu i tij i dashur, një emër i njohur për botën e medias

Me sa duket ky është viti më i trishtë i jetës për aktorin e madh John Travolta, i cili po përjeton humbje të njëpasnjëshme të personave të tij të afërt. Kanë kaluar vetëm tre muaj që kur bashkëshortja e tij humbi betejën me kancerin dhe u nda nga jeta, ndërsa sërish një tjetër person i afërt i aktorit ka ndërruar jetë.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se nipi i Travolta-s, me të cilin ishte tepër i lidhur, është ndarë nga jeta. Sam Travolta, i cili ishte djali i vëllait të madh të John, ishte skenarist, ndërsa arsyeja e vd ekjes së tij mbetet ende e panjohur. John Travolta dhe Kelly Preston u martuan në vitin 1991 dhe kishin tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Fatkeqësisht, djali i tyre i madh u nda nga jeta në 2009.