Aktivistja shpërthen në akuza ndaj Metës dhe Kryemadhit, u nxjerr të gjitha të palarat dhe zbulon lëvizjet e tyre për të shpëtuar rrënimin e LSI-së

Largimet e bujshme të deputetëve të LSI-së dhe bashkimi i tyre me PS-në është një ndër temat më të nxehta të momentit që po diskutohet nga të gjithë.

Aktivistja e njohur Brizida Gjikondi ka qenë e ftuar mbrëmjen e kaluar në një emision televiziv ku nuk ka lënë gjë pa thënë për dyshen Meta-Kryemadhi.

Ajo u shpreh se duke qenë se partia e tyre duket se po shkatërrohet ata po bëjnë lëvizje të ndryshme të paligjshme për ta shpëruar. Aktivistja theksoi se presidenti është duke shkelur kushtetutën.

E kam parë si një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor, i cili në asnjë nen të tij nuk shikon prezencën e Presidentit para-gjatë dhe pas fushatës.

Pashë diku ku thonin se znj.Kryemadhi ka merita se është në krye të partisë. E dimë shumë mirë që është një hipokrizi. Ne e dimë shumë mirë që ajo është një parti, unë e kam njohur nga afër para 12-vjetësh, që iku bashkëpronari burri, erdhi bashkëpronarja gruaja, sepse kishte shumë personalitete të tjerë para znj.Monika që mund të ishin kryetarë të asaj partie.