Aksident i rëndë në Shqipëri, 6 persona dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Fushë Prezë të Tiranës. Si pasojë, 6 persona janë lënduar. Aksidenti ndodhi në Fushë-Prezë, kurse 6 të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.

Informacion paraprak:

Më datë 30.10.2020, rreth orës 18:20, në Fushë-Prezë, pa shkuar tek Ura e Gjolës, janë përfshirë në aksident 3 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 shtetas me inicale M.B, K.B, L.H, B.H, M.H dhe B.Z., të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.