Aida Shtino reagon e revoltuar: “Budallallëqe, nuk dinë seç bëjnë”, me kë e ka gazetarja?!

Gazetarja e mirënjohur, Aida Shtino ka bërë një reagim të papritur sa i përket eventit amerikan për mbledhjen e fondeve për industrinë e modës, “Met Gala”.

Zakonisht kjo mbrëmje e cila mbahet 1 herë në vit ka një temë të caktuar sa i përket veshjeve duke bërë që personazhet e famshëm të industrisë së muzikës, filmit dhe artit të vishen ndryshe dhe shpeshherë çuditshëm.

Aida ka komentuar veshjen e Kim Kardashian e cila ishte mbuluar me të zeza nga koka tek këmbët, madje edhe fytyrën.

“Tani si i thoni kesaj….shkon ne mbremje gala dhe nuk shikon te ngjisi shkallet nga ato qe ka vene ne koke…ky eshte vaniteti i botes te tyre…nuk dine me ca budallalleqesh te bejne se i kane bere te gjitha, qe te terheqin vemendjen…”, shkruan Aida Shtino.