“Ai po kthehet në një rrezik më të madh sesa pandemia”, Jozefina Topalli nxjerr prapaskenat

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngritur alarmin se borxhi publik po kthehet në një rrëzim më të madh sesa pandemia. Topalli e konsideron atë një minë me sahat dhe shikon si të vetmen rrugë largimin e kryeministrit Rama dhe atyre që e mbajnë atë në pushtet.

Postimi i plotë:

Borxhi po kthehet ne nje rrezik edhe me te madh se pandemia!

Buxheti i shtetit i 2021 ka kaluar pa zhurme, kur ne fakt ai perben nje alarm.

Mina me sahat mbetet borxhi publik. Eshte pranuar që ai u rrit këtë vit dhe zyrtarisht ka arritur në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Duke përfshirë dhe detyrimet e prapambetur dhe detyrimet jashtë bilanci të PPP-ve, borxhi real pritet të kalojë 90% të PBB-së, duke arritur në nivele të paqëndrueshme, duke u kthyer në një rrezik edhe më të madh se pandemia, në momentin që kjo e fundit, me shpresë, do të mbarojë dhe vendi do të përqendrohet te rimëkëmbja.

Sipas analisteve te ekonomise:

-“Paradoksi tjetër është që angazhimi kontraktual me koncesionet i lë më pak hapësirë buxhetit që të përdorë paratë e taksapaguesve në emergjencën e krijuar nga Covid-19. Ironikisht, fondet e parashikuara në buxhet për përballimin e pandemisë janë po rreth 14.2 miliardë lekë (7.2 miliardë lekë për shëndetësinë, 4.5 miliardë lekë për rritjen e pagave të mjekëve dhe 2.5 miliardë lekë për rritjen e asistencës dhe papunësisë).

Ne projektbuxhetin e vitit 2021, fondi në dispozicion për 13 kontrata koncesionare aktive, sipas parashikimeve në relacionin e projektbuxhetit 2021 është 14.5 miliardë lekë (gati 120 mln euro), me rritje 42% në krahasim me 2020-n. Gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë se në pjesën më të madhe, në këto kontrata, risku financiar është marrë përsipër nga shteti (vlera e disa prej tyre vijon të rritet çdo vit), ndërsa raporti kosto – përfitime nuk po anon nga taksapaguesit.

-Mungesa e transparencës për rindërtimin është një tjetër element. Buxheti parashikon një fond për rindërtimin prej 28 miliardë lekësh (rreth 230 milionë euro), por në tabelat dhe relacionin e tij nuk është bërë asnjë parashikim i detajuar, për mënyrën se si do të shpenzohen fondet.”

Pabarazie dhe pasiguria jane binomi i trishtimit dhe i ikjes nga ky vend.

As nuk ka shprese as nuk ka me perspektive nese nuk largojme Edi Ramen dhe ata qe e mbajne ne qeveri per interesat e tyre financiare!

Borxhi po kthehet ne nje rrezik edhe me te madh se pandemia!

Buxheti i shtetit i 2021 ka kaluar pa zhurme, kur ne fakt…

Posted by Jozefina Çoba Topalli on Monday, 30 November 2020