“Ai është në presion të jashtëzakonshëm”, Lubonja zbulon prapaskenat e rënda: Basha ka parë shumë gjëra atje që s’i thotë dot

Analisti Fatos Lubonja shprehet i bindur se kryedmokrati Lulzim Basha mund të dijë shumë gjëra në lidhje me masakrën e Krushës, duke qenë se ka pas rolin e përkthyesit, poe e ka të ndaluar ta bëjë këtë.

Sipas Lubonjës, Lulzim Basha këto ditë është në presion të jashtëzakonshëm.

“Unë përmes përkthyesit që më ka përkthyer librat në Angli, di diçka më shumë se ka punuar në Hagë ku ka qenë dhe Basha. Çështja është me e komplikuar sepse bëhet fjalë për të shkuar atje, për t’u pyetur, për dëshmitarë. Përkthyerit e kanë të ndaluar që të flasin dhe të tregojnë ça ka ndodhur atje. Se di nëse është rast i Bashës ky. Pjesa tjetër që është problematike për mua, është se ky si natyrë, është në presion të jashtëzakonshëm.

Nga kjo histeri shqiptare, ‘ti na ke lëshuar shqiptarët përpara serbëve’, nga ky presion ai thotë (Basha) ‘më mirë s’po them fare, se sa të them kam punuar atje’. E para duhet të kërkosh përgjegjësi të madhe. Atij që doli dhe tha ‘ti që e nxore raportin e Dick Marty, je tradhtar’, atij kërkoi llogari të parit. Do rrimë shtrembër dhe do dalim drejtë apo do i bëjmë presion njëri-tjetrit?! Nëse ky zotëri ka shërbyer atje si përkthyes, ka parë gjera. Disa gjëra ndoshta si thotë dot. Sa ta marri vesh ai shqiptari se thotë; “ky është tradhtar, apo jo”, mendon se mund t’i humbasë pikët”, tha Lubonja në emisionin Real Story.