Agron Duka “kërcënon” Ramën: Nuk futemi në zgjedhje nëse …

Kryetari i partisë Agrare Ambientliste, Agron Duka e ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Ai e ka e cilësuar si një tentativë për vendosjen e një sistemi monopartiak. Duka shton se me këto veprime nga Rama, opozita ka të drejtë mos të hyjë në zgjedhje.

“ Nëse këto ndryshime kushtetuese kalojnë me votën e mazhorancës dhe të opozitës parlamentare do të thotë që ata i vendosin rregullat e lojës vetë, hyjnë në zgjedhje vetë. PD dhe opozita mund të kenë bërë veprime të diskutueshme si djegia e mandateve, në këtë rast ka të gjithë të drejtën për të mos hyrë më në zgjedhje. Ne sapo filluam të mësoheshim me këto rregulla loje që u dakordësuan. Filluam takimet në strukturat bashkë që të konuronim në ato kolegjime që bëm kodin zgjedhor. Ne duhet ta marrim vesh se si do të shkojë kjo punë. Ato do të shkojmë me lista gjysmë të hapura. Ky është një mashtrim që ju bëhet atyre që kërkojnë gjatë gjithë kohës listat e hapura.”-tha Duka për Ora News.