Agron Duka: Basha do të bëhet kryeministër, por ja halli i madh që ai ka

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka treguar në emisionin “spotlight” se i ka kërkuar kryedemokratit Basha që të jetë në listat fituese të Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se Basha do të ketë kokëçarjen më të madhe, pasi kërkon të bëhet kryeministër dhe duhet të gjejë ekuilibrin me të gjithë njerëzit që ka rreth vetes.

Agron Duka:

“Basha do e ketë kokëçarjen më të madhe, sepse në fund të fundit ai do e ketë përgjegjësinë më të madhe. Po deshe me u bo kryeministër, do mbash hall të madh, nuk është kollaj, Tani, ai do gjejë ekuilibrin me të gjithë këto njerëz. Nëse si gjen… kjo është aftësi menaxhuese. Nëse s’p gjen, do të thotë që s’je i aftë”, u shpreh Agron Duka.