Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron Bashkitë, ja çfarë pritet të ndodhë me motin në datat 22-26 Janar

IGJEUM njoftoi ditën e kaluar se do të ketë një ndryshim drastik të motit duke filluar që nga rritja e temperaturave në të gjitha zonat.

Pas ngricave dhe borës duket se lajmi mirë i ngritjes së temperaturave nuk do të na ndihmojë pasi pritjen reshje intensive shiu në datat 22-26 Janar.

Shërbimi Meterologjik Ushtarak dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëruan bashkitë dhe prefekturat të marrin masa në mënyrë që kjo situatë të mos i gjejë të papërgatitur.

Sipas informacioneve të IGJEUM dhe SHMU intensiteti i reshjeve pritet të shkojë deri në 230mm/24 orë në zona të caktuara, si Qarqet veriore Shkodër, Kukës, Dibër, pa përjashtuar qarqet e tjera./Source.al