Aeroporti i Rinasit jep njoftimin e rëndësishëm për testin e Covidid për të gjithë udhëtarët

Ditën e sotme “Tirana International Airport” ka bërë një njoftim të rëndësishëm sa I përket testit të Covid-19 për të gjithë udhëtarët.

Përmes një deklarate zyrtare ata kanë treguar se udhëtarët shqiptarë mund ta bëjnë tamponin PCR para udhëtimit të tyre në aeroportin e Rinasit.

Njoftimi:

Në vëmendje të pasagjerëve që janë të interesuar për të kryer tamponin PCR para udhëtimit, risjellim në kujdesin e vëmendjes suaj, që tamponi PCR mund të kryhet në aeroport dhe në çdo institucion tjetër të licensuar mjekësor. Antigeni, testi tjetër nuk kryhet në aeroport.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin,

Tirana International Airport