A rrezikon Shqipëria një mbyllje të dytë nga COVID? Basha zbulon çfarë do të bënte ai po të ishte kryeministër

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot se po tw ishte kryeministër do të rriste numrin e testimeve dhe do të merrte disa masa të tjerë shtesë për përballimin e situatës së pandemisë.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët që mbulojnë situatën në spital, lideri demokrat tha se ai do të çonte në 5 mijë numrin e testimeve si dhe do të forconte kapacitetet dhe në spitalet rajonale, duke mos e çuar vendin në një tjetër mbyllje.

“I kërkoj që të marrë masat për të mbrojtur jetët e njerëzve (Ramës). Të ngrihet në nivelin e detyrës tani që bëhet fjalë për jetët e njerëzve. Gjithçka tjetër shkon e vjen. Jeta dhe shëndeti i njerëzve është parësor. E para e punës do të shtoja testimet. Unë i kërkoj 2500 testime. Vetë do kisha bërë 5 mijë testime. Do i kisha shtuar pajisjet. Në çdo vend ku janë bërë mjaftueshëm testime, zinxhiri i infeksionit është shkëputur ose lehtësuar. Vendimi i parë që do kisha marrë, edhe sot, do ishte rritja dramatike e numrit të testimeve. E dyta që do bëja; që të fusja në këtë betejë mjekët e familjes, apo dhe spitalet e rretheve.

Me pak përpjekje dhe financim do të mundësonim që spitalet rajonale të trajtonin COVID. Kur merret situata parasysh, parashtrohet nëse a duhet të shkojmë drejt mbylljes, apo drejt një mbyllje të pjesshme. Këtu shihet situata. E kë të pamundur të vlerësosh gjendjen. Dhe pothuajse me qëllim po e le, që një pjesë e madhe e popullatës të infektohet. Sa i takon mbylljes së pjesshme apo jo, duhen marrë masa paraprakisht. Vendimi për mbylljen, se marr unë. Vendimin që do të merrja sot, nëse do isha kryeminister, pasi sot kam autoritetin e fjalës, do kaloja në 5 mijë testime, do filloja vaksinimin, do paguajë mjekët e infermierë. Pastaj do bëja vlerësimin. Jo ta lësh të shpërthejë kudo dhe më pas të thuash; skam ça bëj dhe do e mbyll.”, – tha Basha.