A po mashtrohemi? Nipi nxjerr zbuluar qeverinë: Gjyshja ime është shëndoshë e mirë (VIDEO)

A po mashtrohemi nga qeveria për të infektuarit me COVID-19 në Shqipëri? Një qytetar ka denoncuar ministren Manastirliu pas videos të publikuar ditën e sotme ku bënte thirrje për mbajtjen e maskës.

Për të ndërgjegjësuar qytetarët, ajo ka postuar një video nga spitali ku një zonjë dëgjohet duke rënkuar.

Nipi i zonjës ka kontaktuar me JOQ dhe ka delaruar se zonja në fjalë, gjyshja, vuante nga sëmundje të tjera dhe ishte shtruar në muajin qershor në spital.

Djali shprehet se tani gjyshja ndodhet në shtëpi prej kohësh dhe nuk është aspak në spital, e aq më pak e sèmurë me Còvid-19.

Më poshtë mesazhi i qytetarit:

Pershendetje! Sapo shikova kete video nga Ogerta Manastirliu dhe aty ishte gjyshja ime qe ka qene e shtruar per nje sëmundje tjeter dhe kjo zonja ktu e ka bere si të ishte me Covid-19!

Ka qene ne reanimacion per nje dicka tjeter por vertetohet dhe te kartela e pacientes! Sot ajo Gerta e kishe bere te publikuar. Dmth e ka ber qe mos t dyshohet.

Ajo ka qen per hemorragji truri, ose tromboze, si quhet… E kan bere sikur t ishte me còvid.

Tani eshte ne shtepi, po nuk eshte me covid-19. Sapo i shtojne kot rastet keshtu me covid, sepse gjyshja ime ndodhet ne ate video por nuk ka covid. Bejeni publike ju lutem. Faleminderit. /albeu.com/

Video: