A ndihesh xheloz që kryeministri Rama të merr vëmendjen në Vlorë? Dritan Leli jep përgjigjen e papritur

I ftuar në emisionin ‘Pushime on Top’, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli u pyet nëse ai është xheloz për kryeministrin Rama, i cili është deputet i kësaj zonë dhe herë pas here i merr vëmendjen.

Leli u përgjigj i prerë se nuk ndihet xheloz, por është i lumtur që ka një ‘rival’ si kryeministri.

“Përkundrazi, jam shumë i lumtur sepse pa kryeministrin do të ishte shumë e vështirë gjithë këto që kanë ndodhur.

Dhe mua më vjen mirë që kjo ndodh sepse punët e mira bëhen nga një skuadër e përgjegjshme dhe njerëz që dinë të bashkëpunojnë”, u shpreh kryebashkiaku i Vlorës.