A mund te kemi zgjedhje pa opozitën përsëri? Ja si përgjigjet Meta

Nga selia e Partisë Socialiste, Edi Rama, ditën e sotme bëri të ditur se Parlamenti do e rivotojë sërish Kodin Zgjedhor të rikthyer për shqyrtim nga presidenti i Republikës. Sipas tij, legjitimitetin e këtij parlamenti nuk mund ta verë asnjë në diskutim, për më tepër Ilir Meta.

Por pas këtyre deklaratave a rrezikojmë që të shkojmë sërish në zgjedhje pa Opozitën e Bashkuar?

Në konferencën për shtyp që po mbahet në selinë e presidencës, presidenti Ilir Meta i dha zero mundësi këtij skenari.

Ilir Meta: “Ka zero mundësi, ua kam thënë prej kohësh që në zgjedhjet e 25 prillit populli opozitar të mos përfaqësohet. Kjo ka zero mundësi“.